Grubi – Sarrazin: Ndryshimet kushtetuese proces i domosdoshëm për ardhmërinë europiane të vendit

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.

Grubi dhe Sarrazin diskutuan sot mbi situatën aktuale politike në vend dhe rajon, nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugëtimin europian, për iniciativën e frontit europian të koalicionit qeverisës, procesin e skriningut, sfidat dhe përkushtimin për realizimin e reformave, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Grubi ka informuar përfaqësuesin special të Gjermanisë mbi hapat e ndërmarrë deri më tani në drejtim të përmbushjes së obligimit të ndryshimeve kushtetuese që rrjedh nga propozimi europian për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë fqinje, respektivisht për themelimin e grupit të punës për hartimin e ndryshimeve kushtetuese.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur nevojën e konstruktivitetit për suksesin e këtij procesi nga të gjithë protagonistët e politikëbërjes vendore, hap që nuk dëmton askënd, përforcon demokracinë dhe determinon të ardhmen europiane të vendit.

Grubi ka potencuar dhe përkushtimin e Qeverisë për ecurinë e mbarë të procesit të skriningut, politikën konstruktive të fqinjësisë së mirë, për realizimin e reformave dhe përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Përkrahja e Gjermanisë për rrugën e europiane të Maqedonisë së Veriut padyshim se nuk do të mungojë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…