Kryetari i degës së BDI në komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani sot ka dhënë lajmin e bukur për banorët e kësaj komune më përkatësisht të fshatit Trebosh ku pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit të fshatit edhe atë në vlerë prej 6 milionë denarë.
Përkujdesemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Zhelinës.
Me angazhim maksimal, bashkërisht me Sekretarin shtetëror në ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Nebi Rexhepi arritëm të sigurojmë mjete nga e njejta ministri për realizimin e projektit për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit në fshatin Trebosh, në vlerë prej 6 milionë denarë.
Gjithashtu, vlenë të theksohet se dokumentacioni teknik i projektit, elaboratet e nevojshme dhe të gjitha procedurat tjera administrative për të marrë leje për realizim, kanë kaluar që në kohën kur pushteti lokal udhëhiqej nga kuadër i BDI-së.
Përkushtimi i BDI-së si subjekt politik për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve nuk do të ndalojë, pavarësisht se nuk udhëheqim me pushtetin lokal.