Besimi: Punojmë për zgjidhje të shpejtë sistemike të pagave për të gjithë në sektorin publik

Pagat në sektorin publik do të rriten sipas sistemit të mirëvendosur, për të cilin tashmë punohet në mënyrë aktive, respektivisht mbi metodologjinë që do ta përfshijë të gjithë në sektorin publik. Sa i përket pagave, nuk do të thotë se do të kemi fiksim të tyre deri në vitin e ardhshëm, me çrast këtë vit tashmë kishte rritje të pagave në sektorin publik për harmonizimin me pagën minimale, sipas zgjidhjes sistemike me ligj që e miratuam vitin e kaluar. Është koha për një zgjidhje të drejtë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Koha është për zgjidhje të duhur për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe jo për negociata parciale për çdo gjashtë muaj, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.

“Në asnjë rast nuk është përmendur fiksimi i pagave, përkundrazi në tre katër vitet e fundit ka pasur lëvizje në rritje të pagave në të gjithë sektorin publik, në arsim, në shëndetësi, në strukturat e sigurisë, në inspektoriate, gjyqësor, prokurori, kudo që është konstatuar nevoja, çdo vit ka pasur korrigjim në rritje të pagave. Edhe tani jemi duke punuar në zgjidhje të vetme sistemike që do të vlejë për të gjithë”, thotë ministri i Financave, Besimi.

Ministri theksoi se sistemi aktual i pagave në sektorin publik është shumë i fragmentuar, ka zgjidhje parciale që i zgjidhin pjesërisht çështjet në këtë drejtim, por krijojnë probleme më të mëdha. Me zgjidhjen e re, në bashkëpunim me sindikatat, që janë partnerë të Qeverisë, do të tejkalohet ky problem dhe do të krijohet sistem i duhur për të gjithë të punësuarit. Besimi theksoi se është me interes të përgjithshëm që kjo zgjidhje të arrihet sa më shpejt. Qeveria deri më tani ka dëshmuar se mund të vendosë sistem të mirë dhe zgjidhje të qëndrueshme përmes zgjidhjeve ligjore për harmonizimin e pensioneve dhe pagës minimale. Dhe ky është sukses i përbashkët i Qeverisë dhe sindikatave i arritur përmes procesit inkluziv dhe dialogut konstruktiv në kuadër të Këshillit ekonomik dhe social.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…