Bekteshi në shënimin e Ditës së Metrologjisë: Me investime në laboratorë dhe teknologji të reja për cilësi më të mirë dhe mbrojtje të konsumatorit

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka mbajtur sot fjalim në manifestimin me rastin e Ditës Botërore të Metrologjisë, 20 majit, të organizuar nga Byroja e Metrologjisë.

Ministri përgëzoi punonjësit dhe drejtorin Abdul-Selam Selami dhe u uroi suksese në punën e tyre.

“Byroja e Metrologjisë, si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, është institucion shtetëror i metrologjisë, i cili i kryen ato matje, të sakta dhe precize, të barabarta me matjet në botë. Si hallka më e rëndësishme në infrastrukturën e cilësisë, Byroja e Metrologjisë jep një kontribut thelbësor për tejkalimin e barrierave teknike, për tregtinë e drejtë si dhe për kujdesin ndaj konsumatorit. Besoj se do të pajtoheni me mua se tregtia e ndershme dhe mbrojtja e konsumatorit nuk është e mundur pa një sistem metrologjik të zhvilluar.

Metrologjia është shumë e rëndësishme dhe do të ishte shumë e vështirë të imagjinohej bota moderne e tregtisë dhe industrisë pa një institut të tillë. Duhen pajisje moderne për të kryer punën në fushën e metrologjisë”, tha në fjalën e tij ministri Bekteshi. Ministri kujtoi arritjet e Byrosë së Metrologjisë me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë.

“Në vitin 2019 u ble laboratori mobil për testimin e cilësisë së karburanteve, i cili u akreditua në fillim të vitit 2020. Ai është i akredituar për 16 metoda të testimit të benzinës dhe naftës. Që nga akreditimi, e deri më sot, Inspektorati Shtetëror i Tregut e përdor vazhdimisht këtë laborator në kontrollin e tregut vendor të karburanteve të lëngëta. Dhe në kohën më të shkurtër të mundshme, rezultatet e testimit të cilësisë së naftës dhe derivateve të naftës merren në vend, gjë që është e një rëndësie vendimtare gjatë kryerjes së importeve dhe mbikëqyrjes së tregut vendor.Për shkak të pamundësisë së Inspektoratit Shtetëror të Tregut për të kontrolluar cilësinë e mazutit të importuar në vend, pasi u konstatua se në vend po importohet mazuti i cilësisë së ulët dhe të rrezikshëm, në vitin 2021 Qeveria autorizoi Byronë e Metrologjisë që të të sigurojë pajisje për testimin e cilësisë së karburantit. Pajisja është blerë dhe akredituar brenda tre muajve me shtatë instrumente matëse për testimin e më shumë se 10 parametrave të mazutit, dhe në përputhje me të gjitha kërkesat e standardit MKS B.H2.430, për testimin e cilësisë së naftës dhe karburantit,  vajrat”, tha ministri.

Lidhur me projektet e mëposhtme për të cilat Byroja e Metrologjisë është duke punuar, ministri Bekteshi tha se paralelisht me zhvillimin e rrjeteve të gazsjellësit, lindi edhe nevoja për testimin dhe verifikimin e matësve të gazit dhe korrigjuesve elektronikë të vëllimit të gazit.

“Për shkak të faktit se në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ekziston laboratori për ekzaminim dhe verifikim të matësve të gazit dhe korrigjuesve elektronik të vëllimit të gazit, Byroja e Metrologjisë bëri përpjekje për të krijuar një laborator për vlerësimin e konformitetit dhe verifikimin e llojeve të specifikuara të njehsorëve. Përkatësisht, për shkak të mosekzistimit të një laboratori të tillë për ekzaminim dhe verifikim të matësve të gazit dhe korrigjuesve elektronik të vëllimit të gazit, të gjitha instrumentet matëse (matësit e gazit) janë verifikuar jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut në laboratorë përkatës të pajisur dhe të akredituar. Këto ditë në qendrën laboratorike të Byrosë së Metrologjisë po instalohen pajisjet matëse për verifikimin e matësve të gazit dhe do të plotësojnë plotësisht kërkesat e standardeve evropiane për vlerësimin e konformitetit dhe verifikimin e matësve të gazit”, tha ministri.

Në fund, ministri tha se përkrahja për zhvillimin e mëtutjeshëm të Byrosë së Metrologjisë, si dhe të sistemit të metrologjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë të jetë prioritet i Ministrisë së Ekonomisë, me qëllim të përmirësimit të konkurrueshmëria, prodhimi, tregtia, si dhe cilësia e jetës për të gjithë ne.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…