Në suazat e Sesionit të 10. Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që dje dhe sot zhvillohet në Budvë, Mali i Zi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kishte takim me Kryetaren e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq. Në takim u bë pranim dorëzimi protokollar i kryesimit me Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore nga kryesuesi i deritanishëm, Podgorica, Shkupit.
Gjatë takimit, të dy kryetarët bisedonin për funksionimin, aktivitetet dhe sfidat me të cilat ballafaqohej Podgorica gjatë kryesimit, si edhe për ato që e presin në rrugë Shkupin. Kryetarja Gjuroviq i uroi sukses të sinqertë Kryetarit Xhaferi dhe së bashku konfirmuan se Kuvendet do i kenë dyert hapur në mënyrë të ndërsjellë për çfarëdo ndihme të duhur a në drejtim të udhëheqjes së suksesshme të Procesit në favor të Rajonit të EJL-it.
Pas takimit, Kryetari Xhaferi dha deklaratë për mediumet në të cilë[n dha një rezyme të shkurtër për prioritetet në të cilat do të fokusohemi si vend gjatë kryesimit me AP të PBEJL-it.
Në vijim është deklarata integrale:
Deklarata e Kryetarit Xhaferi me rastin e pranim dorëzimit të kryesimit me AP të PBEJL-it 2023- 2024
Budvë, 19 maj 2023
E nderuar Kryetare Danijela Gjuroviq,
Të nderuar kolegë,
Të nderuar përfaqësues të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare,
Të nderuar përfaqësues të mediumeve,
Zonja dhe zotërinj,
– Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal të shpreh kënaqësi që e kam nderin të ndërmarr kryesimin me Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si një forum i rëndësishëm qëllimi i të cilit është përforcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet gjitha vendeve të Evropës Juglindore. Kjo për ne, para së gjithash paraqet nder shumë të madh, përgjegjësi por edhe sfidë të madhe.
– Në drejtim të hapave tona të ardhshme, mund të konfirmoj se do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të asaj që ky rajon të shndërrohet në rajon të paqes, sigurisë, stabiliteti dhe bashkëpunimit përmes integrimit të plotë në strukturat evropiane dhe euroatlantike.
Të nderuar kolegë,
– Të gjithë ne kemi përgjegjësi të përbashkët të kontribuojmë në ruajtjen e paqes në Evropë dhe ndërtimin e kontinentit demokratik, të sigurt dhe prosperues. Zëri i fuqishëm dhe i bashkuar tani është më i rëndësishëm se kurdoherë, sepse lufta brutale agresive ruse kundër Ukrainës kërkon sinjal të fuqishëm dhe të qartë për drejtim strategjik.
– Do i kushtojmë vëmendje më të madhe bashkëpunimit rajonal i cili ndihmon të përforcohen lidhjet ndërmjet njerëzve në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Ne doemos të përqendrohemi në mbështetjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencive për investime të huaja të drejtpërdrejta, në drejtim të promovimit të të mirave dhe vlerave kryesore në rajon. Marrëdhëniet e mira ekonomike doemos të shoqërohen me marrëdhënie të mira politike, sepse vetëm në atë mënyrë prosperimi i rajonit tonë do të bëhet realitet.
Të dashur miq, më lejoni të falënderoj kolegen Danijela Gjuroviq si edhe sekretariatin e Malit të Zi për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të sesionit dhe presim me padurim të jemi mikpritësit Tuaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut!
Ju faleminderit për vëmendjen!