Besimi – Bassani: BB vazhdon me përkrahjen e politikave zhvillimore të vendit, përmes Strategjisë së partneritetit

Realizimi i projekteve në vend, të cilat janë pjesë e Strategjisë së partneritetit të Republikës së Maqedonisë me Bankën Botërore për periudhën 2019-2023, aktivitetet që janë duke u zhvilluar dhe thellimi i këtij bashkëpunimi ishin temë e takimit të sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me zëvendëskryetaren e Bankës Botërore, Antonella Bassani dhe zëvendëskryetarin rajonal të IFC-së, Alfonso García Mora.

Projektet infrastrukturore, ndërtimi i rrugëve lokale, modernizimi i arsimit, dixhitalizimi janë vetëm disa nga fushat në të cilat është fokusuar strategjia. Përkrahje e konsiderueshme i dedikohet edhe sektorit energjetik, veçanërisht nëpërmjet përmirësimit të efikasitetit energjetik, fushë kjo që do të jetë  edhe në të ardhmen ndër prioritetet kryesore për tejkalimin e sfidave që sjell kriza energjetike, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.

“Identifikimi i duhur i prioriteteve ka rëndësi të madhe për realizimin e sukseshëm të programit të ri dhe arritjen e qëllimeve të vendosura. Prioritetet që do të integrohen në Strategjinë e re duhet të rezultojnë nga ajo që është definuar si prioritet i Qeverisë në dokumentet strategjike nacionale, si dhe Programin e rritjes ekonomike, që përfshin reforma kyçe të miratuara së bashku me Bashkimin Evropian, të cilat paraqesin edhe përafrim më të shpejtë të vendit në BE” theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ndër sferat e identifikuara mbi të cilat do të bazohet bashkëpunimi i ardhshëm janë sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm të komunave, përmirësimi i cilësisë së ajrit, zhvillimi dixhital dhe tranzicioni energjetik.

Në këtë takim, u konfirmua fakti se politikat e zbatuara nga Qeveria, sigurojnë qëndrueshmëri afatmesme. Politikat e tilla, të përkrahura me projekte të konsiderueshme investuese dhe zbatimi i reformave do të shkaktojnë përshpejtimin e normave të rritjes ekonomike.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, takimin ku mori pjesë edhe guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, e realizoi në margjinat e takimit të Konstituencës së FMN-së dhe BB-së, që mbahet në Tivar të Malit të Zi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…