Drejtori Sulejmani: Përkatësia etnike tashmë në çertifikatat e lindjes

Pas një periudhe të konsiderueshme bashkëpunuese të Drejtorisë për udhëheqjen me librat amë dhe Ministrisë së drejtësisë, sot finalizuam Udhëzimin për ndryshim dhe plotësim të Udhëzimit për mënyrën e mirëmbajtjes, mbrojtjes dhe ruajtjes së librave amë dhe dokumentacioneve; lëshimin e certifikatave, vërtetimeve dhe kopjeve duke u bazuar në librat amë; drejtimin e procedurës dhe hartimin e procesverbalit për fëmijë të gjetur; riparimin e librave amë të shkatërruar, dëmtuar apo të zhdukur, si dhe formateve për librat amë, regjistrit të librave amë, certifikatave dhe vërtetimeve të cilat lëshohen duke u bazuar në librat amë, ku do të ketë një shtyllë në të cilën do të shtohet përkatësia etnike.

Ndryshimet e parapara do të hyjnë në fuqi tetë ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare për certifikatat e lindjes, ndërsa për certifikatat tjera Udhëzimi do të fillojë të zbatohet nga 1 Janar 2024.

Me këtë po dëshmojmë se kur puna është serioze, rezultatet nuk mungojnë!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=167320266310740&set=pcb.167327479643352
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…