Takimi Osmani – Lirman

“Qasje graduale në fondet, politikat dhe tregun e përbashkët të Unionit në mënyrë që shtetasit tanë më herët t’i ndjejnë përfitimet e integrimit evropian”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e sigurisë Globsec në Bratisllavë, realizoi takim bilateral me Ministren gjermane për Evropën dhe Klimën, Ana Lirman.

Në fokus të bisedimeve ishte dosja jonë evropiane, ku Osmani informoi për procesin e ardhshëm të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim të hapjes së klasterit të parë të negociatave të anëtarësimit, dhe në këtë kontekst falënderoi për mbështetjen e fuqishme gjermane.

Osmani e njoftoi bashkëbiseduesen me konceptin e a.q. “Më shumë integrim para anëtarësimit në BE”, i cili, siç theksoi, “periudha deri në anëtarësimin e plotë do të shfrytëzohej nga vendet e rajonit nga njëra anë dhe nga ana tjetër do t’i shtohej më shumë kredibilitet procesit negociues”.

“Besoj se kërkesat tona për qasje graduale në fondet, politikat dhe tregun e përbashkët të Unionit janë reale, me qëllim që shtetasit tanë t’i ndjejnë më herët përfitimet e integrimit evropian. Euroskepticizmin në rritje do ta shndërronim në besim të ndërsjellë, me ritëm më të shpejtë gjatë zbatimit të reformave në vendin tonë”, tha Osmani.

Osmani dhe Lirman shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, për nevojën urgjente për mospërshkallëzimin e situatës dhe kthimin e dialogut, i cili duhet të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…