Kryetari Ahmeti vizitoi familjarët e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka vizituar sot familjarët e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes disa fotografive të shpërndara në rrjetin social Facebook, kryetari Ahmeti ka thënë se ish presidenti Thaçi me shokë po mbrojnë dinjitetin e luftës së pastër të UÇK-së, ndaj edhe do të kthehen si fitues në vendin e tyre.

Postimi i plotë:

Vizitova sot vatrën familjare të bashkëveprimtarit tim dhe ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju dhënë zemër e forcë prindërve dhe të afërmve të tij në betejën e drejtësisë, ku djali i tyre me shokë po mbron dinjitetin e UÇK-së, kauzën e pastër të mbarë popullit të Kosovës. Drejtësia vonon, por nuk harron, kështu i thashë Bacit Haxhi kur po kuvendonim mbi vitet e qëndresës kombëtare për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Krenarë do ta presim bashkë Hashimin me shokë në rikthimin e tij si fitues i drejtësisë! Liria ka emër!

Postimi në Facebook: https://facebook.com/100044523937585/posts/794453762048748/ 

Video material https://we.tl/t-8f6lF0XYUi

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…