Drejtori Idrizi takon homologen shqiptare Rovena Beqiraj/ Nënshkruhet marrëveshje e bashkëpunimit në sferën e Pronësisë industriale

Drejtori i Entit Shtetërorë për Pronësi Industriale z. Blerim Idrizi sot qëndroi për vizitë zyrtare në Tiranë të Republikë së Shqipërisë, konkretisht në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, ku u mirëprit nga Drejtoresha e Përgjithshme e Pronësisë Industriale znj. Rovena Beqiraj.

Qëllimi i këtij takimi ishte firmosja e marëveshjes për bashkëpunim në sferën e Pronësisë Industriale me qëllim thëllimin e bashkëpunimit midis dy shteteve .

Të dy homologët i shprehën njëri –tjetrin vullnetin dhe dëshirën e mirë për të bashkëpunuar në këtë fushë me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e pronësisë industriale, duke siguruar në këtë mënyrë një zbatim sa më efikas të këtyre të drejtave për shtetet respektive.

Aktivitete të përbashkëta do të organizohen në vijim midis dy zyrave tona.

Gjithashtu në këtë takim mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës z. Isa Dukaj. Ky takim ishte si rezultat i një bashkëpunimi shumë të mirë ndërmjet tre shteteve tona.

Të tre zyrat dakordësuan me njëri-tjetrin për organizimin e aktiviteteve dhe bashkërendimin e iniciativave të përbashkëta, kryesisht me fokus, promovimin dhe ndërgjegjësimin e të drejtave të pronësisë industriale, zbatimin e tyre, por dhe aktivitete që lidhen me promovimin e treguesve gjeografikë.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…