Osmani drejtuar Mbretit Çarlls III: “Jemi mirënjohës për tri dekada të mbështetjes për Maqedoninë e Veriut nga Mbretëria e Bashkuar”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dje në Londër mori pjesë në pritjen e krerëve të delegacioneve në Pallatin Sent Xhejms, ku ishte i pranishëm edhe Madhëria e Tij Mbreti Çarlls III.

Osmani i shprehu mirënjohje të madhe Mbretit Çarlls III për marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike që Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërtuar gjatë tri dekadave të fundit të bashkëpunimit.

“Këtë vit shënojmë jubile – tri dekada nga vendosja e marrëdhënieve tona diplomatike. Do të vazhdojmë t’i ndërtojmë këto marrëdhënie edhe në të ardhmen në frymën e miqësisë së ndërsjellë dhe partneritetit të fuqishëm”, ka shkruar Osmani pas takimit me Mbretin Çarlls III.

Osmani dhe Mbreti Çarlls III iu referuan gjithashtu vizitës së tij historike të Maqedonisë së Veriut në vitin 1998.

Osmani sot në Londër do të marrë pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…