Kryeparlamentari Xhaferi takon eurodeputetët Shider, Valsman, Kyuchyuk dhe grupin e punës për Dialogun “Zhan Mone”


Më 20 dhe 21 qershor, në Shkup, u realizua misioni i tre deputetëve të Parlamentit Evropian në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në suazat e procesit të Dialogut Zhan Mone me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i misionit ishte të vlerësohet progresi i procesit të ndryshimit të Rregullores për punë të Kuvendit dhe të bëhen përgatitje për rrethin e ardhshëm të Dialogut Zhan Mone në vjeshtë.

Ko-lehtësuesit e procesit të Dialogut Zhan Mone nga Parlamenti Evropian, Andreas Shider, Marion Valsman dhe Ilhan Kjuçuk, realizuan takime konstruktive me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me nënkryetarët Goran Misovski dhe Hysni Ismaili, si edhe me koordinatorët e Grupeve Parlamentare dhe anëtarëve tjerë të Grupit të Punës nga Kuvendi për pjesëmarrje në Dialogun Zhan Mone. Takimet dyditore kaluan në atmosferë tejet pozitive. 

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi dhe eurodeputetët Shider, Valsman dhe Kjuçuk bashkë shprehën kënaqësi për përfundimin e shpejtë të procesit të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit, falë përkushtimit të udhëheqjes së Kuvendit dhe anëtarëve të gjithë spektrit politik. Udhëheqësia e Kuvendit dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare u pajtuan se ndryshimet e Rregullores duhet të finalizohen dhe miratohen sa më shpejtë, që të mundet Kuvendi të bëhet më efikas, transparent dhe më efektiv, duke i përmbushur aspiratat e qytetarëve në drejtim të anëtarësimit në BE.

Kryetari i Kuvendit dhe eurodeputetët, po ashtu u pajtuan se rrethi i ardhshëm i Dialogut Zhan Mone mund të realizohet në vjeshtë, në shtëpinë e Zhan Monesë, në Bazosh, Francë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…