BDI mban zgjedhjet brendapartiake, fton anëtarësinë të shpreh lirshëm vullnetin e saj

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin se me datë 2 korrik – E Diel do të mbahen zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake në 14 degë të saj me aplikimin e parimit demokratik “një anëtar, një votë”.

Pas procesit të realizuar me sukses të regjistrimit të anëtarësisë, verifikimit dhe shpalljes së kandidaturave dhe fushatës zgjedhore të kandidatëve që përfundon sot, të dielën ftojmë anëtarësinë e Bashkimit Demokratik për Integrim që të deklarojnë lirshëm vullnetin e tyre për udhëheqësinë e re të degëve në Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles.

Gjatë këtij procesi zgjedhor votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor, proces që do të udhëhiqet nga Komisioni Zgjedhor Partiak.

Zbatimi i këtij modeli në përzgjedhjen e organeve partiake dëshmon qasjen dhe kapacitetin demokratik të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Bashkimi Demokratik për Integrim ju uron suksese të gjithë kandidatëve në garën e 2 korrikut.

Në fund të këtij procesi demokratik fitues do të jenë të gjithë, pasi e mira e përgjithshme, kontributi për arritjen e saj dhe shërbimi efikas ndaj qytetarëve padyshim se është mision i përbashkët.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…