Besimi: Fletobligacioni i qytetarëve është produkt inovativ, pa rrisk dhe transparent, me rendimente të favorshme për qytetarët

Fletobligacioni i qytetarëve është produkt inovativ në tregun e brendshëm financiar, i destinuar kryesisht për qytetarët dhe është në interes të tyre. Ai është transparent dhe u ofron qytetarëve mundësinë që në këtë periudhë inflacioni të lartë, të investojnë në investim pa rrisk dhe me rendimente mjaft të mira.

Kjo u theksua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në Temën e ditës, në TV Sitel, ku potrncoi se procedura për blerjen e fletobligacioneve është e thjeshtë dhe qytetarët mund ta realizojnë këtë në të gjitha bankat afariste me mjetet që disponojnë në llogaritë e tyre ose me para të gatshme.

“Bëhet fjalë për një produkt inovativ në tregun tonë financiar, i destinuar kryesisht për qytetarët dhe është në interesin e tyre. Së pari, në kohë inflacioni relativisht të lartë, e mbron vlerën e parasë, në aspektin e rendimenteve të favorshme. Kemi të bëjmë me investim pa rrisk, sepse ata do të mund ta zgjerojnë portofolin e tyre të investimeve përveç depozitave dhe aksioneve në banka dhe në fletobligacione shtetërore, me ç’rast do të tregtojnë me to, në varësi të nevojave të tregut sekondar, respektivisht në bursë ose në sportele të bankave. Kjo do të jetë një mundësi që qytetarët të hyjnë në një mënyrë të caktuar në zhvillimin e tregjeve financiare, sepse do të mund të blejnë me mjetet e tyre në bankë dhe me para të gatshme, fakt ky që do të kontribuojë në uljen e ekonomisë gri.

Përkatësisht, kursimet jashtë sistemit do të hyjnë në sistemin bankar dhe do ta stimulojnë zhvillimin. Qytetarët, gjithashtu, do të bëhen pjesë e pojekteve zhvilimore të shtetit, përkatësisht do të marrin pjesë në financimin e projekteve zhvillimore” theksoi ministri Besimi dhe shtoi se në fletobligacionin e qytetarëve mund të investojnë të gjithë qytetarët, që janë shtetasë të RMV-së dhe kjo u referohet edhe qytetarëve tanë të diasporës.

Ministri Besimi potencoi se procedura e blerjes është shumë e thjeshtë dhe se do të kryhet përmes sporteleve të bankave, si edhe për të gjitha shërbimet e tjera që ofrohen. Në këtë proces janë përfshirë të gjitha bankat, ndërsa qytetarët mund të kërkojnë informacione në periudhën prej orës 9 deri në orën 14, deri më 12 korrik të vitit 2023, sepse më datë 13 korrik do të mbahet ankandi, ku për disa ditë do të kryhet regjistrimi në Depozitarin e Letrave me Vlerë.

Ministri Besimi theksoi gjithashtu se qytetarët, për fletobligacionet e blera, do të përfitojnë interes prej 5% në nivel vjetor, që do të paguhet më datë 20 korrik të vitit 2024 për vitin e parë dhe më datë 20 korrik të vitit 2025 për vitin e dytë, me ç’rast qytetarëve do t’u kthehet edhe vlera e përgjithshme e investuar, përaktësisht, në fund i marrin paratë e investuara dhe rendimentin e realizuar prej interesit.

Ky është emetimi i parë, i cili është emetuar në vlerë prej 600 milionë denarëve, por, siç njoftoi ministri, do të regjistrohen fletobligacione për të gjithë vlerën që ka pasur interes. Fletobligacioni i qytetarëve, si instrument, do të ofrohet në vazhdimësi në treg dhe qytetarët mund ta marrin në konsideratë investimin në këtë drejtim edhe në të ardhmen.

Sipas ministrit, ato nuk do të kenë ndikim në depozitat që qytetarët i ruajnë në banka dhe se bëhet fjalë për proces transparent. “Për blerjen e fletobligacionit të qytetarëve do të zbatohen të gjitha rregulloret dhe procedurat e kontrollit nga ana e bankave dhe nuk ka përfitime të reja për këtë instrument, përveç standardeve për parandalimin e pastrimit të parave”, tha ministri, duke nënvizuar se ky instrument është imun ndaj deklaratave politike dhe se është në interes të qytetarëve.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…