Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim Menakashi Lekin, ministre shtetërore për Punë të Jashtme dhe Kulturë të Indisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Menakashi Lekin, ministren shtetërore të Punëve të Jashtme dhe Kulturës të Indisë dhe deputete në Dhomën e Ulët (Lok Saba) të Parlamentit të Indisë.

Kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Indisë i karakterizon miqësi, mirëkuptim i ndërsjellë dhe gatishmëri për avancimin e bashkëpunimit, sidomos përmes kompletimit të kornizës normative-juridike dhe vendosjes së bashkëpunimit ekonomik më intensiv. Ai vlerësoi se dallimi në madhësinë dhe numrin e popullatës të dy vendeve, si edhe distanca gjeografike, nuk duhet të paraqesin pengesë për miqësinë e ndërsjellë dhe marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë bilateral dhe multilateral.

Xhaferi sugjeroi se krahas prioriteteve strategjike të politikës së jashtme – aktivitetet në NATO dhe anëtarësimi i ardhshëm në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut i jep rëndësi të madhe intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e Azisë Qendrore dhe Jugore, me Indinë në fokus. Ai theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Indisë në fushën e ekonomisë, kulturës dhe turizmit.

Kryetari i Kuvendit foli për pjesëmarrjen e nëpunësve parlamentarë në trajnimet e organizuara nga Instituti i Kërkimit Parlamentar dhe Trajnimit për Demokraci (PRIDE), të Parlamentit të Indisë, dhe e potencoi interesin për pjesëmarrje të mëtejshme në programet e këtij Instituti.  

Ministrja shtetërore Menakashi Leki, foli për mundësitë për rritjen e këmbimit bilateral tregtar, duke theksuar se ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar për bashkëpunim, sidomos në fushën e teknologjisë informatike, shëndetësisë, shërbimeve financiare dhe arsimit. Në këtë drejtim, propozoi nënshkrimin e marrëveshjes për mobilitet dhe rrjedha migracioni ndërmjet Indisë dhe Maqedonisë së Veriut, sipas shembullit të marrëveshjeve që India i ka nënshkruar me një numër të vendeve miqësore.

Duke nënvizuar se India, si demokracia më e madhe dhe më e vjetër në botë, i jep rëndësi të madhe bashkëpunimit ndër-parlamentar, ajo vlerësoi se duhet të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim afatgjatë ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit të Indisë, posaçërisht nëpërmjet programeve të institutit kërkimor të Parlamentit të Indisë. 

Në takim u bë fjalë për gjendjet në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sidomos në drejtim të integrimeve euroatlantike, a u këmbyen edhe opinione për procedurat dhe praktikat parlamentare.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën shpresë se ky takim do të paraqesë nxitje për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve miqësore dhe mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit të Indisë.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…