Takimi Osmani – Valtonen në Vilnius

OSBE-ja duhet të mbështetet dhe të vazhdojë të kujdeset për stabilitetin dhe sigurinë në Evropë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, realizoi takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në kuadër të Samitit të NATO-s në Vilnius.

Në fokus të bisedës Osmani-Valtonen ishte bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës në kuadër të OSBE-së, me fokus të veçantë në aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballet Kryesimi si dhe për pjesëmarrjen e përbashkët në kuadër të Treshes së OSBE-së. Duke shprehur kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin, ministrat shkëmbyen mendime për aktivitetet dhe mënyrat me të cilat realizohen prioritetet e kryesimit aktual me Organizatën, si dhe përgatitjet, aktivitetet dhe mënyrat se si do të funksionojë organizata deri në Finlandë.

Osmani fokus të veçantë i kushtoi iniciativës që së fundmi e prezantoi si kryesues i OSBE-së – Themelimin e Qendrës së re të Ohrit për Paqe dhe Ndërmjetësim, si mjet i ri në kuadër të OSBE-së, i cili duhet të forcojë rolin e Organizatës në promovimin e kulturës, dialogut, politikave të pajtimit, kompromisit etj. Osmani dhe Valtonen, krahas aktiviteteve në OSBE në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023, kanë biseduar edhe për sfidat që kanë të bëjnë me çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin e Organizatës si dhe mbi mënyrat për zgjidhjen e tyre.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për rolin e deritanishëm të OSBE-së në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në Evropë, duke theksuar se është e nevojshme të bëhen përpjekje shtesë politike që Organizata ta ruajë këtë rol edhe në të ardhmen.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…