Greqia me mbështetje për integrimin e përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut në BE

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Vilnius, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me homologun e tij nga Greqia, Jorgos Gerapetritis.

Në fokus të takimit të parë ndërmjet dy ministrave ishin marrëdhëniet bilaterale dhe perspektiva e forcimit të bashkëpunimit sektorial të dy shteteve dhe partnerëve fqinjë. Në këtë kontekst, u veçua bashkëpunimi në lidhje me energjinë dhe gazin.

Për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor u theksua mbështetja dhe qëndrimet e qarta të Athinës zyrtare në këtë drejtim. “Greqia vazhdon të jetë partnere e fuqishme e vendit tonë dhe e rajonit në përpjekjet për përfundimin sa më të shpejtë dhe të suksesshëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, për çka i kam përcjellë mirënjohjen tonë”, tha Osmani në takim.

Duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për dinamikën e përgjithshme të marrëdhënieve, nevojën për angazhim shtesë të përbashkët për përmbushjen e asaj që është dakorduar nga Plani i Veprimit për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit, si dhe për përpjekjet e bëra për ratifikimin e dokumenteve të mbetura të nënshkruara ndërmjet dy shteteve.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…