Besimi: Me sukses u përmbyll procesi i emetimit të fletobligacionit të qytetarëve, qytetarët me interes dyfish më të lartë se ai që është publikuar

Sot, me mbajtjen e ankandit përfundoi me sukses procesi i emetimit të parë të fletobligacioneve të qytetarëve ku u evidentua vlerë prej 1.448.030.000 denarëve, që është dyfishi i asaj që ishte publikuar me Prospektin e fletobligacioneve të qytetarëve në vlerë prej 600 milionë denarëve.

“Interesi ishte i madh për këtë produkt inovativ në tregun financiar. Qytetarët identifikuan interesin e tyre dhe shfrytëzuan mundësinë të investojnë në produkt që për ta është pa rrisk, i sigurt dhe sjell rendiment aktiv, duke mbrojtur vlerën e parave të tyre në këtë moment me inflacion të lartë”- tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.  

Ministri Besimi shtoi se përfitimet nga vendosja e këtij instrumenti në treg janë të shumta dhe se përveç përfitimeve për qytetarët, investimi në to do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë vendase, sepse mjetet e fletobligacionit të qytetarëve do të plasohen përmes buxhetit në projekte zhvillimore, që tashmë janë planifikuar. Gjithashtu, kjo do të ndikojë edhe mbi uljen e ekonomisë gri, sepse do t’i aktivizojë parat e gatshme që qytetarët i ruajnë jashtë sistemit. 

Në ankand morën pjesë 1.283 qytetarë, të cilët kanë paguar mjete me vlerë prej 1.448.030.000 denarëve. Vlera minimale që qytetarët mund ta paguanin për të marrë pjesë në ankand ishte 10.000 denarë, përmes parashtrimit të kërkesës për blerjen e fletobligacionit të qytetarëve. Ndërkaq, nuk u parashikua vlera maksimale. Procesi i parashtrimit të kërkesës dhe pagesës së mjeteve u realizua nëpërmjet sporteleve të bankave afariste. Ministria e Financave, këtë proces e realizoi së bashku me të gjitha bankat afariste në vend.  

Me ankandin rrumbullakësohet Procesi i emetimit të fletobligacionit të qytetarëve, në të cilin tashmë vijon procedura e evidentimit të fletobligacionit të qytetarëve në Depozitarin Qendror të Letrave me Vlerë. Rendimenti në bazë të interesit do t’u paguhet qytetarëve më datë 20 korrik të vitit 2024 për vitin e parë dhe më datë 20 korrik të vitit 2025 për vitin e dytë, atëherë kur do t’u kthehet edhe e gjithë vlera e investuar. 

Norma e interesit për këtë emetim të fletobligacioneve të qytetarëve është 5% në vit dhe është fikse për periudhën e vlefshmërisë dyvjeçare të fletobligacionit. Kjo do të thotë se qytetarët që kanë investuar në fletobligacione të qytetarëve do të marrin rendimet të përgjithshëm prej 10% të vlerës së investuar.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…