Kryeparlamentari Xhaferi takoi MPJ austriak, çek dhe sllovak

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot kishte takim me ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë. Aleksander Shalenberg, të Republikës së Çekisë, Jan Lipavski dhe të Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Vllahovski.  Ato e përbëjnë forumin Austerlic/Sllavkov, me interes strategjik për bashkëpunim të ndërsjellë, që përfshin kujdes për fqinjët dhe për vendet më pak të zhvilluara. 

Kryetari Talat Xhaferi i potencoi marrëdhëniet miqësore bilaterale me të gjitha tre vendet dhe falënderoi për mbështetjen e përgjithshme për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Unionin Evropian. Kjo e konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e vendit të qëndrojë në rrugën e integrimit evropian për çka nevojitet të tejkalohen pengesat aktuale, dhe këto janë ndryshimet kushtetuese për të cilat nevojitet shumicë dy të tretat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Republikës së Çekisë dhe Republikës së Sllovakisë theksuan se si përfaqësues të BЕ-së, kanë ardhur në vizitë miqësore të vendit për implementim më të shpejtë të ndryshimeve kushtetuese që u harmonizuan vitin e kaluar, që paraqesin kthesë të rëndësishme për afrimin e mëtejmë të vendit kah Bashkimi Evropian. Ato potencuan se nuk do të ketë ndryshime të kornizës së harmonizuar të negocimit me Bashkimin Evropian, pas së cilës qëndrojnë të gjitha 27 vendet dhe se kjo mundësi nuk duhet të lëshohet, duke e pasur para sysh gjendjet aktuale gjeopolitike në Evropë.  

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u pajtuan se politikat e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë plotësisht të harmonizuara me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe se dhënia e mbështetjes së plotë politike dhe materiale për Ukrainën është gjest lart i çmuar nga Bashkimi Evropian.    

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat Kërçovë: Fatmir Dehari, Kryetar https://kicevo.gov.mk/sq/ Dibër: Hekuran Duka, Kryetar https://www.dibra.gov.mk/ Saraj: Ilaz Veseli, Kryetar https://www.saraj.gov.mk/ Likovë: Erkan Arifi, Kryetarhttps:www.komunaelikoves.gov.mk Tearcë: Nuhi…

Kuvendi

Përbërja Në zgjedhjet e 8 majit 2024, Bashkimi Demokratik për Integrim u paraqit në zgjedhje në Kuadër të Koalicionit Fronti Europian, duke…

Degët

⦁ Bërvenicë: Arkin Jahiji, Kryetar⦁ Bogovinë: Besnik Emshiu, Kryetar⦁ Butel: Muharem Asani, Kryetar⦁ Çair: Bekim Neziri, Kryetar⦁ Çashkë: Nafi Durmishi, Kryetar⦁ Çuçer…