Sekretarja shtetërore Drita Abdiu-Halili takon Zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit për Evropën të SHBA, Gabriel Escobar


Sekretarja shtetërore dhe zëvendës kryenegociatore me BE, Drita Abdiu- Halilli dhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq përmbyllën vizitën zyrtare disa ditore në Uashington të SHBA-ve, me takimin me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar.

Eskobar tha se ekziston momentum i volitshëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, i cila duhet të përdoret tani dhe menjëherë, për t’u anëtarësuar sa më shpejt në BE, gjë që kushtëzohet edhe nga situata në Ukrainë. Është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, që përmes konsensusit politik të bëjmë ndryshimet kushtetuese, si një detyrim që kemi nga nënshkrimi i kornizës negociuese me BE-në.

Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të zbatojë reformat e nevojshme, me theks të veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Kemi mbështetje të fortë nga miqtë tanë amerikanë, për të vazhduar të përmbushim prioritetet tona strategjike si shtet, që në këtë rast është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës në SHBA, pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishin edhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi si dhe Drejtori I SHA Nomagas, Bajram Rexhepi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…