Bekteshi-Payat: Mbështetje e fortë nga SHBA për tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Uashington, ka zhvilluar një takim dypalësh me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Energjinë, Jeffrey Pyatt.

Në takim mori pjesë edhe drejtori i NOMA Gas, Bajram Rexhepi, me fokus projektet energjetike dhe lidhjen energjetike të rajonit.

Ministri Bekteshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme që Maqedonia e Veriut merr nga Shtetet e Bashkuara në vazhdimësi, para së gjithash në fushën e rritjes së pavarësisë energjetike të vendit dhe diversifikimit të burimeve të furnizimit me energji.

Ministri Bekteshi e informoi Payatin për përpjekjet e Qeverisë për uljen e varësisë nga gazi rus, ku me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së vitin e kaluar shteti arriti të sigurojë kapacitete shtesë në të vetmin gazsjellës që kemi me Bullgarinë.

Sa i përket interkonjektorit të gazit me Greqinë, ministri Bekteshi dhe drejtori Rexhepi e njoftuan ndihmës sekretarin shtetëror Payat se janë duke përfunduar të gjitha përgatitjet dhe procedurat për ndërtimin e këtij interkonektori, për të cilin pritet që tenderi për përzgjedhjen e kontraktorit të ndërtimit të bëhet në një periudhë të shkurtër kohore.

Ministri informoi edhe për investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë nga investitorët vendor dhe të huaj në vend, për të cilat ka interesim të madh dhe tha se Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar për rritjen e prodhimit të energjisë së gjelbër.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që Qeveria të vazhdojë fuqishëm me tranzicionin energjetik që ka filluar, si dhe me investimet për lidhjen rajonale energjetike.

Related posts

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

Paralajmërimet publike për deshqiptarizimin e shtetit po realizohen në praktikë nga kjo qeveri monoetnike në të cilën nodhen edhe  humbësit e zgjedhjeve…

BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur.   Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes…

BDI: Paaftësia e Vlen dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO, po shkatëron të arriturat kombëtare 

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen po i kthen…