Osmani për bashkëpunimin e OSBE-së me partnerët aziatikë: Sfidat e përbashkëta të sigurisë kërkojnë përgjigje të përbashkët

Europa dhe Azia përballen me sfida të përbashkëta të sigurisë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka efekt negativ në tendencat globale dhe për këtë arsye kontributi i partnerëve tanë aziatikë për sigurinë në rajonin e OSBE-së është i një rëndësie të madhe.

Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në videofjalimin e tij në Konferencën “Europa dhe Azia: Zgjidhja e sfidave të përbashkëta në mjedisin e paparashikueshëm të sigurisë globale përmes bashkëpunimit shumëpalësh”, organizuar nga OSBE-ja në Vjenë.

“Ka një ndërlidhje të ngushtë dhe të pandashme ndërmjet sigurisë së rajonit të OSBE-së dhe sigurisë së fqinjëve të saj. Në fakt, në botën tonë globale, sfidat janë gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Megjithatë, me sfidat e përbashkëta, vijnë mundësitë e përbashkëta. Prandaj është e rëndësishme që ne të punojmë së bashku, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe në fund të ringjallim multilateralizmin”, tha Osmani në fjalimin e tij.

Si element kryesor i punës së OSBE-së dhe Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën, Osmani tha se është avancimi i sigurisë së njerëzve, që është parakusht për mirëqenien e tyre. Mund të arrihet përmes:

“Forcimit të dialogut, ndarjes së angazhimeve, shkëmbimit të ekspertizës, identifikimit të përbashkët të fushave me interes të përbashkët dhe gjenerimit të ideve për të adresuar së bashku sfidat e sigurisë – të gjitha këto janë mënyra me të cilat Europa dhe Azia mund të forcojnë lidhjet dhe sigurinë e tyre”, theksoi Osmani.

Osmani i përsëriti prioritetet kryesore të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, sigurinë, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Të gjitha këto fusha përballen me sfida që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë, prandaj bashkëpunimi në këtë kohë është thelbësor për t’i trajtuar ato.

“I gjithë rajoni i OSBE-së mund të përfitojë nga bashkëpunimi efektiv ndërmjet OSBE-së dhe partnerëve tanë aziatikë në ballafaqimin me sfidat e kërcënimeve të sigurisë” tha Osmani.

Related posts

BDI: Me VLEN-in në Qeveri, s’ka më punësime për shqiptarët

Paralajmërimet publike për deshqiptarizimin e shtetit po realizohen në praktikë nga kjo qeveri monoetnike në të cilën nodhen edhe  humbësit e zgjedhjeve…

BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

Skandalet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur.   Ndërmarrja publike për rrugët e shtetit ka ndërprerë procedurat për projektin e udhëheqjes…

BDI: Paaftësia e Vlen dhe të qenurit sherbëtorë të VMRO, po shkatëron të arriturat kombëtare 

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen po i kthen…