Rexhepi – Durmishi: Ndërtimi i rrugës Tetovë – Prizren prioritet i dy vendeve

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot kishte takim pune me zëvendesministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z. Hysen Durmishi.

Rexhepi dhe Durmishi diskutuan për realizimin e projekte e të përbashkëta në mes të dy vendeve qe do te lehtesoj qarkullimin e njerezve te mallrave. Ata theksuan se ndertimi i rruges Tetovë – Prizren eshte prioritet.

Me z. Durmishi diskutuam për projektet e përbashkëkta në mes të dy vendeve ku temë kryesore e takimit ishte rruga Tetovë – Prizren respektivisht harmonizimin e qëndrimeve rreth përpilimit të projektit të përbashkët për këtë rrugë. Traseja e rrugës tani më është e përcaktuar dhe projektimi do të bëhet në muajt në vazhdim. Vlen të theksohet se me z. Durmishi u dakorduam për parimet themelore të marveshjes dhe mënyrën e bashkfinansim ka theksuar zëvendësministri Rexhepi.

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës si dy vende fqinje kanë raporte të shkëlqyera dhe këtë e dëshmon vet fakti se kemi shumë projekte të përbashkëta për përmirsimin e jetës së qytetarëve. Shumë shpejti do të fillojmë me hapa konkret për realizimin edhe të këtij projekti me rëndësi të veçantë, projekt i cili do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit malor dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillimin ekonomik.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…