Përkujtohet masakra e Lubotenit/ Grubi: Përkulemi para madhështisë së veprave të dëshmorëve, jetësojmë amanetet e tyre

Zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi ka kryer sot homazhe tek varrezat e martirëve të masakrës së 12 gushtit në fshatin Luboten.

Grubi në fjalimin e tij tha se Gjykata e Hagës ka kryer gjykim për rastin e masakrës së Lubotenit, ndaj sot të gjithë së bashku po jetësojnë amanetet e martirëve.

“Të nderuar të pranishëm, familjarë të dëshmorëve dhe martirëve. Unë kam pas rastin që në këtë fatkeqësi të jem adresa e parë, sepse aso kohe ashtu e kisha punën dhe erdhën disa qytetarë në zyret e OSBE-së. Po e përmendi këtë rast sepse në Gjykatën e Hagës u gjykua për Lubotenin, u dënua policia maqedonase e asaj kohe ndaj ngjarjeve që u bënë ndaj shqiptarëve në ato kohë. Sot kujtojmë vetëm amanetin e dëshmorëve që lanë për ne, përkulemi çdo vit para madhështisë së këtyre dëshmorëve dhe japim llogari për punët që bëjmë ne drejt jetësimit të amanetit të tyre”, tha Grubi.

Në Luboten përkujtuam sot tragjedinë që tronditi dhe zgjoi ndërgjegjen mbarënjerëzore, masakrën e 12 gushtit të vitit 2001.

U përkulëm para varreve të martirëve që dhanë jetën për të ruajtur pragun e shtëpisë dhe dinjitetin kombëtar, të drejtën e tyre të shenjtë të lirisë e barazisë.

Amaneti i tyre është udhërrëfyes i veprimit tonë të së tashmes drejt shtigjeve të përparimit të vendit dhe kombit.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e Lubotenit!

Lavdi!🇦🇱

https://facebook.com/100044385821029/posts/pfbid02tLvW8mDeJE6nFDitoR5ys8QU2YyNWYVZjwN3Z4gBLjF8Sj9zLSE96eUVFZf6sDfQl/
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…