Ahmeti – Aliu: Projekti Tetovë – Prizren me rëndësi dhe për rajonin, rrugët lehtësojnë dhe zhvillojnë ekonominë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliun.

Temë e bisedës mes kryetarit Ahmeti dhe ministrit Aliu ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional si dhe projekti i rëndësishëm infrastrukturor që lidh qytetin e Tetovës me atë të Prizrenit.

Kryetari Ahmeti gjatë takimit tha se komunikimi mes dy vendeve vazhdon ashtu siç ka qenë në të kaluarën, sepse çdo bashkëpunim me vendet e rajonit si me Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë paraqet investim jo vetëm në projekte infrastrukturore por edhe paqe e stabilitet në rajon e më gjerë e veçanërisht në një rajon që më shumë se 20 vite ka qenë i trazuar nga konfliktet. Një vëmendje e veçant i’u bë edhe rrugës Tetovë – Prizren, me lëvërdi të jashtëzakonshme ekonomike për dy nga vendet sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi zhvillon ekonomi të përparuar dhe besoj që ekipet Qeveritare të meren aktivisht me këtë çështje që projektimi të përfundoj sa më shpejtë të jetë e mundur, tha kryetari Ahmeti gjatë takimit.

Ministri Aliu falenderoi kryetarin Ahmeti për pritjen dhe theksoi që takimin e sotëm e kishte kërkuar Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Aliu nënvizoi që bashkëpunimi mes dy vendeve duhet që sa më shpejtë të jep rezultate në këtë drejtim dhe se realizimi i këtij projekti do të ketë benefite për qytetarët e të dy vendeve por dhe për rajonin. Kjo është rrugë që ka ndikim jashtëzakonisht të madh për të dyja vendet, dua të përkujtojë që tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga Maqedonia e Veriut, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për të realizuar projekt-dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe të kalohet në fazën e realizimit të plotë, tha ministri Aliu gjatë takimit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…