Osmani nga Spanja: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është interes parësor i sigurisë për BE-në

“Një Evropë prosperuese dhe e unifikuar në paqe mund të arrihet vetëm me një Ballkan Perëndimor prosperues dhe të unifikuar në paqe. Në këtë kontekst, ky paraqet një rast të rrallë të interesit dukshëm të ndërsjellë si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor. Politikisht, ekonomikisht, kulturalisht, madje edhe gjeografikisht jemi pasagjerë në të njëjtën anije”, tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në fjalimin e sotëm në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës, organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Borrell dhe Universiteti Ndërkombëtar Menéndez Pelayo.

Në fjalimin e tij, Osmani iu referua fokusit të shtuar ndaj rëndësisë së zgjerimit të BE-së, duke theksuar se ekziston një konsensus mes shteteve të rajonit dhe vendeve anëtare të BE-së se megjithatë ky fokus ende nuk është i mjaftueshëm.

“20 vjet pas Samitit në Selanik, ne kemi nevojë urgjente për një vizion afat-mesëm për rajonin tonë në korniza të Unionit”, nënvizoi Ministri.

Osmani theksoi se definimi i një rruge të qartë për zgjerimet e ardhshme me vendet e Ballkanit Perëndimor me vitin 2030 si synim të përcaktuar, paraqet një interes të lartë sigurie për vetë BE-në.

Njëherit, duke iu referuar nevojës për përfitime konkrete për qytetarët tanë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, e përshëndeti planin e ri të zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, të propozuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bazuar në konceptin “Më shumë integrim para anëtarësimit në BE”.

“Deri në anëtarësimin e plotë në BE, kemi nevojë për një vizion të përforcuar së bashku me hapa të besueshëm dhe realistë me qëllim avancimin e zhvillimit demokratik, përmirësimin e mundësive ekonomike dhe për inkurajimin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor. Ato nënkuptojnë rritje të fondeve të para-aderimit, qasje progresive në tregun e përbashkët, thellim të integrimit ekonomik rajonal, heqje të kuotave për produktet bujqësore dhe përfshirje të vendeve të rajonit në politikat tregtare dhe investuese të BE-së”, përfundoi Osmani.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…