Osmani-Xhaishankar: Po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet me Indinë përmes forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjes rajonale

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Indi, sot pati takim me homologun e tij indian, Subramanjam Xhaishankar.

 Në fokusin e bisedës ishte zhvillimi i marrëdhënieve miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Indisë, me theks të veçantë në mundësitë për avancimin e shkëmbimit tregtar, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve biznesore. “Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Indinë, me të cilën edhepse larg gjeografikisht na lidh ngushtë imazhi dhe vepra e Nënë Terezës, si dhe me popullsinë e shumtë rome në vend. Para nesh po hapen mundësi të gjera për forcimin e bashkëpunimit në shumë fusha, mbi të gjitha në industrinë e TI-së, agrobiznesit, energjive e ripërtëritshme, mjekësisë dhe turizmit”, theksoi Osmani. Njëherazi, Osmani theksoi se përveç zhvillimit të bashkëpunimit në nivel bilateral, është e nevojshme të punohet së bashku në lidhjen e rajoneve me çka e prezantoi idenë e mbajtjes së Forumit Ballkani Perëndimor – India. “Kam kënaqësinë ta prezantoj idenë e mbajtjes së Forumit India-Ballkani Perëndimor, i cili ka për qëllim lidhjen rajonale dhe shqyrtimin e mundësive për rritje dhe zhvillim në fusha të rëndësishme të interesit. Në këtë mënyrë krijohen mundësi për thellimin e marrëdhënieve ekonomike por edhe bashkëpunimin e përgjithshëm midis rajoneve tona”, theksoi Osmani. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin në nivel multilateral, me ç’rast u përshëndet roli i rëndësishëm i dy vendeve në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në pjesën e adresimit të situatave aktuale globale përmes kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe Indisë me G20.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…