Ministri Shaqiri ndan lajmin e madh: Çështja e Velesit u zgjidh

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka shpërndarë një njoftim tejet të rëndësishëm në rrjetet sociale lidhur me nxënësit e Velesit.

Në njoftimin e tij, Shaqiri ka njoftuar se problemi me nxënësit shqiptar në këtë vend është zgjidhur dhe se mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj.

“Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor. Ju njoftoj se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në teren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë. Apeloj deri te të gjithë që kanë zërin e arsyes, të mos keqpërdorin çështjet arsimore për qëllimet e tyre politike”, ka shkruar Shaqiri duke pyetur se, pse duhet të na pengojë hapja e paraleleve ku do të fitohet dituri?

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…