Ministri Bekteshi dhe drejtori i Byrosë së Metrologjisë Selami inspektojnë laboratorin e EVN për testimin dhe verifikimin e njehsorëve elektrikë: Po punohet për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së bashku me drejtorin e Byrosë për Metrologji, Abdul Selam Selami dhe menaxhmentin e EVN Maqedoni, kanë inspektuar laboratorin e EVN-së, ku testohen dhe verifikohen njehsorët elektrikë.

‘Byroja e Metrologjisë, përveç reformave në funksionimin e saj të cilat i bën përmes miratimit të rregulloreve të reja, tashmë është në përfundim të përgatitjes së Ligjit krejtësisht të ri për Metrologjinë, ku do të transpozohet dhe harmonizohet plotësisht rregullorja evropiane, e cila do të rrisë cilësinë e inspektimeve dhe akreditimeve që janë në juridiksionin e Byrosë” tha ministri Bekteshi.

Ministri shtoi se përveç aparateve dhe instrumenteve të reja, Byroja do të ketë për detyrë të zhvillojë kontrolle për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët, në mënyrë që ata të mos të jenë të mashtruar në momente të caktuara.

“Kompanitë si EVN, të cilat punojnë profesionalisht si në vendin tonë ashtu edhe në tregun e jashtëm, janë ndër kompanitë e para që prezantojnë artikujt që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve që ofrojnë për qytetarët dhe konsumatorët” tha ministri pas vizitës në laboratorin e EVN Maqedoni në filialin në Butel.

Drejtori i Byrosë së Metrologjisë, Abdul Selam Selami, tha se Byroja gjithmonë takohet me qytetarët që ankoheshin dhe kishin dyshime për saktësinë e njehsorëve dhe kontrolli ishte i përsëritur për të tejkaluar të gjitha dyshimet që qytetarët kishin. .

“Inxhinierët e Byrosë së Metrologjisë i kryejnë në mënyrë profesionale verifikimet e njehsorëve elektrikë dhe janë korrektë sipas parametrave dhe standardeve të lejuara të IEC (Komisionit Ndërkombëtar Elektroteknik), d.m.th që janë në përputhje me kushtet e përcaktuara dhe që i plotësojnë rregulloret dhe aktet e tjera verifikuese, përkatësisht është vërtetuar klasa e saktësisë së njehsorit”, tha drejtori dhe shtoi se laboratori në të cilin verifikohen njehsorët elektrikë është i akredituar sipas standardit 17020 nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Drejtori Selami u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dyshime për saktësinë e njehsorëve elektrikë që të kontaktojnë lirisht Byronë e Metrologjisë, e cila do t’i kontrollojë sërish matësat, gjë që do të largojë dyshimet lidhur me konsumin e energjisë elektrike.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…