Rexhepi: Korridori 8 ka rëndësi strategjike, synojmë ta ngremë në nivelin e lidhjes rrugore më moderne

Sot po fillon një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës në historinë e Maqedonisë. Shpërthimi u krye sot në fshatin Banjicë e Epërme, me çka do të fillojnë punimet ndërtimore të konsorciumit amerikano-turk “Bechtel dhe Enka” për thyerjen e trasesë së autostradës Gostivar – Bukojçani mbi 30 kilometra në Korridorin 8.

Korridori 8 ka rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut, të cilën synojmë ta ngremë në nivelin e lidhjes rrugore më moderne, më të sigurt dhe cilësore tha zëvendësministri Rexhepi.

Sot ishim në Banjicë të Epërme dëshmitar të shpërthimit të parë drejt realizimin të këtij projekti gjigand, mbi 30 kilometra autostradë nga Gostivar deri në Bujkoçani, ky projekt është me rëndësi historike për të ardhmen dhe perspektivën evropiane të vendit shtoi zëvendësministri Rexhepi.

Ne si Qeveri vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të gjithë qytetarët tanë duke u kujdesur që gjeneratave të reja të jua trasojmë rrugën për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre përfundoi Rexhepi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…