Osmani nga Brukseli: Integrim në BE para anëtarësimit të plotë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, mbajti brifing në Institutin e njohur në Bruksel – Qendra për Politika Evropiane (EPC), me temë: “Maqedonia e Veriut dhe BE: Në lëvizje për më shumë integrim”.

Në fjalën e tij, Ministri e prezantoi konceptin e integrimit progresiv në BE para anëtarësimit të plotë, duke theksuar përpjekjet e shtetit për harmonizimin e politikave dhe legjislacionit me ato të BE-së. Në këtë kuptim, Osmani propozoi disa masa, si p.sh. vendet kandidate të ftohen për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit për Punë të Jashtme, si dhe të bëhen përfitues nga fondet strukturore dhe kohezive gjatë negociatave.

Në lidhje me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, Osmani i përshëndeti sinjalet pozitive nga BE-ja, duke i përmendur fjalët e kryetarit të Këshillit Evropian, Mishel në Bled, me të cilat u vendos korniza kohore deri në vitin 2030 për vendet e reja anëtare.

“Qëllimi ynë është që të plotësojmë kushtin e mbetur politik për ndryshimet kushtetuese dhe pa vonesë të vazhdojmë me hapjen e Klasterit të Parë deri në fund të vitit 2023. Nga ana tjetër, është koha që BE-ja të veprojë tani dhe ta bëjë këtë pa hezitim. Dhe duke gjykuar nga deklaratat e fundit, mendoj se kjo mënyrë e të menduarit më në fund ka mbërritur në të gjitha kryeqytetet e BE-së”, theksoi Osmani.

Osmani iu referua rrugës së gjatë të vendit drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar respektimin e vazhdueshëm të kritereve të Kopenhagës dhe përkushtimin e vendosur për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal. Ai theksoi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe kontributin e saj 100% në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe theksoi rolin e Maqedonisë së Veriut si kryesuese aktuale e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit me Evropën Juglindore (PBEJL) dhe Kartën e Adriatikut (A5).

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…