Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim delegacionin danez të kryesuar nga Nils Fleming Hansen

Në takimin e sotëm me kryetarin e Komisionit të Çështjeve Evropiane të  Parlamentit danez, Nils Fleming Hansen,

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i theksoi marrëdhëniet e deritanishme të mira dhe miqësore mes dy vendeve dhe e theksoi nevojën për intensifikimin e komunikimit të ndërsjellë politik në çdo nivel
Ai falënderoi për mbështetjen e deritanishme principiele nga ana e Mbretërisë së Danimarkës

në rrugën tonë të eurointegrimit dhe anëtarësimit në NATO. E potencoi edhe faktin se parlamenti danez ishte një nga parlamentet e para ndër anëtarët e Bashkimit Evropian që në vitin 2002 e ratifikoi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim me BE-në. Po ashtu, edhe një nga parlamentet e para që e ratifikoi Protokollin e aderimit në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryetari Xhaferi në vazhdim e theksoi edhe rëndësinë e këtij momenti për të filluar me ndryshimet e Kushtetutës, me qëllim që të fillohen negociatat me BE-në, me ç’rast theksoi “ky është momenti kur të gjitha partitë politike në Kuvend duhet ta shohin rëndësinë të vihet deri te një zgjidhje që do na lëvizë përpara drejt BE-së”.

Kryetari i Komisionit të Çështjeve Evropiane nga parlamenti danez, Nils Fleming Hansen, falënderoi në emër të gjithë delegacionit për mundësinë e takimit me Kryetarin Xhaferi, me ç’rast e nënvizoi rëndësinë e këtyre takimeve për bashkëpunimin e mëtejmë dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në çdo plan. Në diskutim u inkuadruan edhe anëtarët tjerë të delegacionit, me ç’rast në fokusin e interesit të tyre ishte rruga jonë euro integruese, situata me ndryshimet kushtetuese, a shprehën interes edhe për intensitetin e mbështetjes publike që ekziston në vendin tonë në raport me çështjen e integrimit në BE. 

Në fund të takimit, të gjithë bashkë e shprehën mbështetjen e vet për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë të ndihmojnë aq sa munden në aspiratat tona rreth fillimit të negociatave të aderimit me BE-në.     

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…