Rexhepi: Përfundon para afatit të paraparë kohorë projekti i kanalizimit fekal në fshatin Kopanicë

Sot ekipi i ministrisë për Transportit dhe Lidhje të shoqëruar nga zëvendësministri Bekim Rexhepi ishin në kontrollin përfundimtarë para pranimit teknik të projektit pë kanalizimin fekal dhe kolektorin kryesor në fshatin Kopanicë komuna e Sarajit.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria vazhdojnë të investojnë fonde të
konsiderueshme në pushtetin lokal, ofrojmë mbështetje për të gjitha komunat
per realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore me të cilat përmirsojmë drejtpërdrejtë cilësinë e jetës së qytetarëve tha Rexhepi.

Sot ishim në inspektimin përfundimtarë të trasesë së kanalizimit fekal para pranimit teknik në fshatin Kopanicë komuna e Sarajit.

Ky projekt i shumë pritur që lind si nevojë prioritare, do të lehtësojë ndjeshëm kushtet e jetesës së banorëve të këtij fshati. Gjatësia totale e rrjetit të kanalizimit është 10 km dhe kolektori kryesor 2 km. Për këtë projekt po investojme mjete në vlerë prej 80 milione denare, dhe vlen të theksohet se është kryer 6 muaj para afatit të paraparë kohorë përfundoi zëvendësministri Rexhepi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…