Kryeparlamentari Xhaferi takon ministrin saudit të Drejtësisë, Valid bin Muhamed Al-Saman

Në takimin e sotëm me ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, SH.T. Valid bin Muhamed Al-Saman, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i përshëndeti marrëdhëniet e deritanishme të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve, e theksoi nevojën për intensifikimin dhe përforcimin e komunikimit të ndërsjellë politik në çdo nivel dhe potencoi se vizitat e këtilla të përfaqësuesve të lartë të Arabisë Saudite do të jen shtytje më tej për përforcimin e bashkëpunimit në më shumë nivele, sidomos në planin ekonomik. Kryetari Xhaferi po ashtu e theksoi nevojën për intensifikimin edhe të bashkëpunimit parlamentar dhe i përshëndeti nismat e deritanishme të pranuara nga ana e Arabisë Saudite për nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve bilaterale në fusha të ndryshme. Kryetari i Kuvendit e potencoi përcaktimin tonë strategjik si shtet për tu bë anëtar i Aleancës së NATO-s, siç edhe e arritëm, dhe anëtar i plotfuqishëm i Bashkimit Evropian, në të cilin drejtim akoma punojmë. E dënoi agresionin e Federatës Ruse mbi Ukrainë dhe shprehu shpresë që këto veprime ushtarake të përfundojnë sa më shpejtë.

Në takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, i cili njëherazi është edhe kryetar i Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me vendet e Lindjes së Afërme dhe të Gjirit Arab. Ai i përshëndeti mysafirët dhe shprehu shpresë se ky takim do të jetë shtytje për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë.

Ministri i Drejtësisë i Mbretërisë së Arabisë Saudite, SH.T. Valid bin Muhamed Al-Saman falënderoi për pritjen dhe takimin me Kryetarin e Kuvendit, Xhaferi. I transmetoi përshëndetjet e përfaqësuesve më të lartë të vendit të tij me ç‘rast e theksoi rëndësinë e përforcimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit të ardhshëm mes dy vendeve. Me këtë rast, ai shprehu shpresë se me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit mes dy ministrive të Drejtësisë, do të krijohen baza të mira për bashkëpunimin e ardhshëm institucional dhe nxjerrjen e rregullativave në më shumë fusha me interes të ndërsjellë të dyja palëve. 

Në fund të gjithë bashkë u zotuan të japin kontributin personal në përforcimin e bashkëpunimit të ardhshëm në çdo nivel.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…