Fjalimi i Kryeparlamentarit Xhaferi në Konferencën Europiane të kryetarëve të parlamenteve

Sot jemi tubuar këtu, jo vetëm si përfaqësues të shteteve tona, por edhe si rojtarë të drejtësisë, paqes dhe vlerave që na ndërlidhin si bashkësi globale. Tema: “Pasojat e luftës agresive ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në ripërtëritjen e Ukrainës” ka peshë e cila shtrihet jashtë brengave tona të drejtpërdrejta. Ajo flet për përkushtimin tonë ndaj respektimit të parimeve të të drejtës ndërkombëtare, të drejtave të njeriut dhe shenjtërisë së kombeve.

Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës bën jehonë nëpër kontinentet, duke lënë pas veti gjurmë të shkatërrimit që e tejkalon infrastrukturën fizike. Numri i jetëve njerëzore, zhvendosja e milionëve dhe asgjësimi i trashëgimisë kulturore shërbejnë si përkujtues i ashpër i nevojës emergjente për aksion kolektiv. Derisa i adresojmë pasojat e kësaj lufte, doemos të njohim edhe rolin kritik që e luajnë parlamentet nacionale në formësimin e narrativit të ardhshëm në Ukrainë.

Të nderuar të pranishëm,

Vendet tona tani më ndërmorën hapa për lëvdatë në sigurimin e ndihmës dhe strehimit për të goditurit nga konflikti. Le të mbindërtojmë këtë frymë të solidaritetit dhe bashkëpunimit, duke i orientuar përpjekjet në një mbështetje të prekshme për rikuperimin e Ukrainës.

Në këtë mjedis demokratik, posedojmë privilegj dhe fuqi unike ti transformojmë fjalët në vepra dhe qëllimet në politikë. Si parlamentarë, ne na është besuar detyra të formësojmë rrjedhën e fateve të popujve tanë. Sot, e zgjerojmë këtë përgjegjësi të përfshijë një vizion më të gjerë – vizion për solidaritet që nuk njeh kufij, përkushtim për të ndihmuar një komb në halle.

Rezistenca e Ukrainës përkundër vështirësive është një provë për frymën e pathyeshme të popullit ukrainas dhe e vlerave që i posedojnë. Të përgjigjemi me vendosmëri të njëjtë, duke ofruar, jo vetëm ngushëllim, por edhe mbështetje të palëkundshme. Plani aksional i Këshillit të Evropës për Ukrainën, si një udhërrëfyes gjithëpërfshirës i rezistencës, i rikuperimit dhe rikonstruktimit, na siguron kornizë për ti orientuar përpjekjet tona në mënyrë efektive.  Por, le mos harrojmë se suksesi i këtyre përpjekjeve varet nga përkushtimi dhe aftësia jonë për të shndërruar dialogun në aksion vendimtar.

Zonja dhe zotërinj,

Përgjegjësia mbetet shumë e rëndësishme në zbatimin e drejtësisë. Vendosja e Regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës shënon momentin vendimtar në kërkimin e përgjegjësisë. Si parlamente nacionale, ne doemos ta mbrojmë kauzën e drejtësisë, duke siguruar se ky regjistër nuk është vetëm simbol, por mekanizëm i cili i nxit kombet ti pranojnë përgjegjësitë e veta dhe të japin mbështetjen, duke i pranuar gabimet e bëra dhe duke kontribuar në procesin e shërimit. 

Në këtë peizazh të ndërlikuar global, ku kanosjet ndaj paqes i tejkalojnë kufijtë tradicionalë, nuk mund të nënçmohet roli ynë i mirëmbajtjes së sigurisë demokratike dhe multilateralizimit të bazuar mbi rregulla. Hija e luftës hibride dhe fantazma e jostabilitetit e theksojnë rëndësinë e vigjilencës sonë kolektive. Me inkurajimin e partneriteteve, ndarjen e njohurive dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave të reja, mund ti mbrojmë parimet mbi të cilat janë ndërtuar shoqëritë tona. 

Dhe, derisa mendojmë për pasojat e agresionit rus mbi Ukrainën dhe mendojmë për rolin e parlamenteve nacionale në rikonstruktimin e saj, le të rikujtojmë se aksionet tona të sotme i japin formës botës së ardhmërisë. Përmes politikave, vendimeve dhe përcaktimit tonë vendimtar, mund të bëhemi arkitektët e ndryshimeve pozitive. Le të shfrytëzojmë këtë mundësi për të treguar përkushtimin tonë të palëkundshëm ndaj drejtësisë, ndaj solidaritetit dhe forcës së përhershme të vlerave demokratike.

Ju faleminderit për vëmendjen!

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…