Digjitalizohet Enti shtetërorë për pronësi industriale me platformën elektronike për aplikimin e patentave

Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot lançon Front Office platformën për dorëzimin elektronik të kërkesave për patentë dhe parashtresave shtesë

ESHPI-ja në programin për Bashkëpunim Dypalësh me EPO-n dhe në kuadër të aktiviteteve të tij për digjitalizimin e shërbimeve të institucionit zhvilloi bashkërisht platformën elektronike Front Office, e cila mundëson një qasje më të shpejtë dhe më të thjeshtë në mbrojtjen e të drejtave të patentave.
Në Front Office platformën mund të aksesohet drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm https://e-prijava.ippo.gov.mk (linku ësht aktiv nga sot, 02.10.2023 ora 09:00), dhe të njëjtin lidhje mund ta gjeni në faqen tonë të internetit.
Portali përmban module për paraqitjen e aplikimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe module për paraqitjen e aplikimive për njohjen e patentave evropiane duke paraqitur kërkesa për lëshimin e certifikatave shtesë.
Të gjitha këto procedura kryhen nëpërmjet mjeteve digjitale të bëra në përputhje me Ligjin kombëtar për pronësinë industriale dhe Konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara për paraqitjen dhe njohjen e të drejtave të patentës.

Lidhur me mënyrën e përdorimit të portalit, në linkun e mëposhtëm https://rise.articulate.com mund të aksesoni trajnimin e Front Office që shpjegon funksionalitetet bazë të platformës.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…