Ministri Besimi takoi ambasadorin e sapoemëruar austriak, Pamer

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u takua sot me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Martin Pamer, me ç’rast u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet dy vendeve dhe përkrahja që vendi ynë ka nga Republika e Austrisë për perspektivën evropiane.

Në këtë takim, ministri Besimi i uroi ambasadorit Pamer mirëseardhjen në vend, mandat të suksesshëm, vijimësi dhe përmirësim të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Republika e Austrisë është përkrahëse e rëndësishme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve, po ashtu është edhe investitore kyçe në vend, prandaj në të ardhmen pritet që këto procese të plotësohen në aspekt të zhvillimit të tyre.Me përkrahjen e Austrisë po zbatohen më shumë projekte të cilat janë në drejtim të përforcimit të kapaciteteve të institucioneve, me qëllim përgatitjen e proceseve evropiane. Janë nënshkruar marrëveshje mes dy vendeve për mbrojtjen e investitorëve, që është domethënëse për çeljen e më shumë investimeve në vend, të cilat nga Austria, në 10 vitet e fundit janë në nivelin e mbi 500 milionë eurove. Gjithashtu, aktivitet që do të ndërmerren do të ndikojnë edhe në rritjen e shkëmbimit tregtar, ku këtë vit shënoi rritje dyshifrore.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…