Besimi – Bo Lee: Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të zbatojë politika të mirëfillta, të konfirmuara me PPL-në

Republika e Maqedonisë së Veriut zhvillon politika të mirëfillta makroekonomike. Kjo u konfirmua vitin e kaluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar duke miratuar aksesin e vendit tonë në mjetet nga Programi i Përkujdesit dhe Likuiditetit (PPL). Mjetet e favorshme të siguruara përmes këtij programi janë bazë dhe garanci për zbatimin e politikave të tilla edhe në periudhën e ardhshme. Kjo u konkludua në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së Bo Lee, në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së në Marrakesh të Marokut.

“Fondi Monetar  Ndërkombëtar, vitin e kaluar përmes Programit të Përkujdesjes dhe Likuiditet – PPL, vendosi në dispozicion 530 milionë euro për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ishte falë përpjekjeve tona, sidomos në rrethana kur çmimet në tregjet financiare janë të larta, me qëllim që të sigurohen mjete me kushte sa më të favorshme, ndërkaq morëm edhe konfirmim mbi politikëbërjen tonë të mirëfilltë. Nga mjetet e siguruara, 110 milionë euro tashmë janë tërhequr dhe janë vënë në funksion të ballafaqimit me krizën energjetike dhe inflacionin”, dekalaroi ministri Besimi.

Ai potencoi se, mbetemi në përcaktimin e sigurimit të financimit të Buxhetit sipas kushteve më të volitshme dhe në kuadër të zbatimit të konsolidimit fiskal gradual dhe në uljen e deficitit buxhetor.

“Politika fiskale parasheh konsolidim fiskal gradual. Deficiti buxhetor prej 4.6% në vitin 2023, aq sa është projektuar, në vitin 2024 parashihet që të arrijë në 3.4%, në vitin 2025 të arrijë në 3% të PBB-së, ndërsa deri në vitin 2028 të ulet në 2.5%”, theksoi Besimi duke potencuar se, në këtë mënyrë pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale rritet në 5% të PBB-së në nivel vjetor, që është thelbësore për sigurimin e normave më të larta të rritjes ekonomike.

Siç u theksua në këtë takim, të gjitha detyrimet janë servisuar rregullisht nga Buxheti. Deficiti buxhetor mbetet në të njëjtin nivel në vlerën nominale, edhe pse u rishpërndanë mjeteve  për rritjen e pagave për administratën publike dhe pensionet, ndërsa po krijohen masa për përballimin e krizës së çmimeve dhe energjetike,  për të cilat në Buxhet janë ndarë 225 milionë euro, ndërsa me rishpërndarjen shtesë edhe 4.55 miliardë denarë.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…