Takimi me presidenten e KE Ursula von der Leyen/ Grubi: Reflektim i mbështetjes së palëkundshme europiane për vazhdimin e rrugës së zhvillimit

Sot, zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi bashkë me kabinetin qeveritar kanë pritur në takim presidenten e KE Ursula von der Leyen, e cila është për vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të turit ballkanik.

Ndryshimet kushtetuese janë proces i domosdoshëm që do të determinojë shpejtësinë e hapit tonë drejt integrimit europian, prandaj fokusi ynë duhet të jetë në miratimin e tyre, ka shkruar Grubi pas takimit.

Postimi i plotë:

Mbështetja e Bashkimit Europian nuk zbehet, përkundrazi çdo ditë e më tepër përforcohet!

Një tjetër vizitë e një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin dhe rajonin e kryetares së Komisionit Europian, znj. Ursula von der Leyen, reflektim i mbështetjes së palëkundshme europiane për vazhdimin e rrugës sonë të zhvillimit, reformimit progresiv dhe integrimit.

Mesazhi i saj se jemi në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit dhe vlerësimi i punës së deritanishme dhe progresit që kemi shënuar është inkurajim për të mos stagnuar, pikërisht tani kur shumë nga sfidat dhe
pengesat që kishim para vetes i kemi tejkaluar me guxim dhe sukses.

Ndryshimet kushtetuese janë proces i domosdoshëm që do të determinojë shpejtësinë e hapit tonë drejt integrimit europian, prandaj fokusi ynë duhet të jetë në miratimin e tyre.

Plani për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor i prezantuar sot nga Bashkimi Europian, i cili parasheh hapjen e tregut rajonal dhe kyçjen е ekonomisë sonë në tregun evropian duke hequr shumë barriera kufizuese, si dhe mbështetje financiare të Unionit, do të ndikojë në përforcimin e kapaciteteve tona ekonomike, në procesin e realizimit të reformave të nevojshme dhe në ngritjen e cilësisë së standardit jetësor.

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid099ua5yPeJm9BZdTFWvuuYEYax5VoU9WcXbeDAqH13HS9bWdHWurYQsHyifd7Rwrql/
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…