Neziri: Ne me punë dhe projekte ndjekim politikat vizionare të Ali Ahmetit

Sot, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka mbajtur Evenimentin promovues të projekteve të të Sekretariateve pranë Degës së BDI në Çair.

Para të pranishmëve, fjalë rasti ka mbajtur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi, nënkryetari i BDI-së z. Bujar Osmani si dhe kryetari i degës së BDI-së në Çair z. Bekim Neziri.

Kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekim Neziri tha se përderisa të tjerët shajnë, fyejnë dhe kritikojnë, në nuk veprojmë ashtu, por ne punojmë dhe sjellim projekte në të mirë të qytetarëve.

Falenderoj çdo kryetar të secilit Këshill vendor, çdo anëtar dege kontribues në këtë aktivitet në këtë agjendë të mbushur me projekte. Falenderoj çdo kontribues që dha ide dhe mund në përpilimin e më tepër se 40 projekte. Falenderoj sekretarin Faton Ahmeti për organizimin e këtij aktiviteti, deputetë, anëtarë e patjetër dhe atë që unë mund ta quaj si kryeministrin shqiptar, Artan Grubin. Përshëndes komandantin tonë, liderin, Ali Ahmeti, duke mos harruar as veteranet e luftës dhe familjarët e dëshmorëve. Përderisa të tjerët shajnë, fyejnë dhe kritikojnë, në nuk veprojmë ashtu, por ne punojmë dhe sjellim projekte në të mirë të qytetarëve. Në fillim te vitit 2002 mbase këto projekte ishin vetëm ide, mirëpo sot pas 20 viteve kemi kuadro profesionale, jurist, politikanë, mjekë, e profesorë që na nderojnë kudo dhe kjo erdhi falë politikave vizionare të Ali Ahmetit, tha më tej Neziri.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…