Ahmeti – Larsson Jain: Anëtarësimi në BE i domosdoshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar sot ambasadoren e Suedisë, znj. Ami Larsson Jain.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për stabilitetin, sigurinë, perspektivën europiane në vend e rajon, skriningun, ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Ahmeti ka shprehur mirënjohje për raportet mes dy vendeve të cilat karakterizohen me dialog politik dhe ekonomik në vitet e fundit si dhe bashkëpunim shumë miqësor.

Më tej kryetari Ahmeti e ka informuar ambasadoren suedeze mbi zhvillimin e skriningut që tashmë është në përfundim e sipër si dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese që e kanë cilësuar si opcion i vetëm që vendi të ecë përpara.

Stabiliteti, siguria dhe perspektiva europiane në vend, ishin pjesë e bisedës në këtë takim ku dy bashkëbiseduesit vlerësuan se vetëm rruga e integrimit europian është alternativë e vetme për vendet e Ballkanit Perëndimor, që siguron paqë dhe zhvillim në vend e rajon.

Duke shprehur falënderim për përkrahjen suedeze mbi fuqizimin e kapaciteteve tek institucionet, u diskutua edhe mbi zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm si afat i rregullt, për të konfirmuar nga ana e qytetarëve mbështetjen për të ardhmen europiane të vendit.

BDI është e përgaditur për zgjedhje në çdo kohë dhe në çdo formë, ndaras apo bashkë.

Z. Ahmeti ritheksoi vijat e kuqe të BDI-së: Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…