Osmani: Përvoja e Spanjës dhe e Portugalisë tregon se anëtarësimi në BE është mënyra e vetme për të parandaluar largimin e të rinjve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë sot në Ulpiana Forum në Prishtinë, në panelin e titulluar “Migrimi përmes angazhimit të diasporës: një dimension i ri për bashkëpunimin diplomatik dhe zhvillimor”.

Në fillim të prezantimit, Osmani theksoi se “.. mënyra e vetme për të parandaluar largimin e të rinjve është zvogëlimi i përçarjes në mundësitë ekonomike dhe sociale në Maqedoninë e Veriut në krahasim me vendet perëndimore, e cila mund të sigurohet përmes anëtarësimit në BE”, duke theksuar faktin se vendet si Spanja dhe Portugalia para anëtarësimit në BE kanë pasur dalje dukshëm më të madhe të fuqisë punëtore dhe të të rinjve. Trendi në këto dy vende ka ndryshuar me anëtarësimin në Union, theksoi Ministri.

Osmani iu referua edhe projekteve të MPJ-së në interes të diasporës. Ai veçoi projektin “MKartë”, i cili në thelb “krijon një rrjet të vlefshëm individësh që janë më të mirët në profesionet e tyre dhe që në këtë mënyrë lanë gjurmë në mjedisin e ri në të cilin janë integruar me sukses dhe shërbejnë si urë shtesë bashkëpunimi midis diasporës dhe Maqedonisë së Veriut”. Ideja e projektit është që ata, sipas njohurive dhe aftësive të tyre, të përfshihen në projektet aktuale të Qeverisë dhe institucioneve shtetërore.

Përvoja e Maqedonisë së Veriut tregon se për punë sistematike cilësore me diasporën nevojitet ligj për diasporën, mbështetje institucionale (në formën e ministrit apo ministrisë) dhe hartimi i tij.

Osmani informoi se në regjistrimin e fundit, Maqedonia e Veriut për herë të parë ka mundësuar regjistrimin e diasporës, por të dhënat për vendndodhjen e saj nuk mund të përdoren për të krijuar politika afatgjata. Kjo kërkon hartim të detajuar, për të cilën aktualisht është duke u zhvilluar një projekt në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, me përfshirjen e tre ekspertëve të rinj të diasporës sonë nga Italia.

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…