Ministria e Ekonomisë dhe Aktiviteti i USAID Partneritetit për Rritje Ekonomike nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Aktivitetit të Partneriteteve për Rritje Ekonomike të USAID-it, Dejan Janevski, sot në Ministrinë e Ekonomisë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Nënshkrimi zyrtarizon bashkëpunimin e ndërsjellë në drejtim të rritjes së produktivitetit dhe konkurrencës së sektorit privat, mbështetjes së efikasitetit energjetik, ekonomisë dhe digjitalizimit.

Qëllimi është t’i përgjigjet në mënyrë efektive nevojave të kompanive përmes bashkëpunimit të koordinuar dhe shkëmbimit të informacionit. Domethënë, të dyja palët së bashku me kompanitë do të punojnë në realizimin e pilot projekteve dhe më të suksesshmet prej tyre do të bëhen masa aktive për mbështetjen e sektorit privat në programin e Ministrisë.

Këto aktivitete të përbashkëta do të kontribuojnë në krijimin e masave dhe politikave të harmonizuara me kuadrin ligjor të BE-së dhe mbështetjen e vazhdueshme të sektorit privat në rrugën e zhvillimit të tij.

Ministri Bekteshi falënderoi për mbështetjen e deritanishme që Ministria e Ekonomisë merr në vazhdimësi nga USAID.

“Vetëm me një marrëdhënie partneriteti mund të kontribuojmë në përmirësimin e ambientit të biznesit në vendin tonë”, tha ministri Bekteshi.

Gjatë nënshkrimit, drejtori i Aktivitetit, Dejan Janevski, deklaroi se bashkëpunimi me Ministrinë ka ekzistuar gjithmonë, dhe me këtë akt të nënshkrimit të Memorandumit jepen vetëm udhëzime konkrete për aktivitete të përbashkëta dhe konsolidim të përpjekjeve për rritjen ekonomike në vend. .

“Ne jemi partnerë të sektorit privat në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të tij dhe krijimi i partneriteteve është formulë për sukses”, tha Janevski.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

1 Comment

Comments are closed.