Mbështetje italiane për proceset tona të integrimit europian

Në kuadër të Konferencës së Komisioneve për Çështje Evropiane të Parlamenteve të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, që po mbahet në Madrid, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi realizoi takim të veçantë me Alessandro Xhilio Vigna, kryetar i Komisionit për Politikat e BE-së dhe Alesandro Kataneo, anëtar i Komisionit nga Parlamenti i Italisë.

Në takim u shkëmbyen mendime, u prezantuan perspektivat dhe çështjet kritike që lidhen me rrugën e vendit tonë drejt aderimit në BE, si dhe në lidhje me transponimin e acquis communautaire, si dhe në lidhje me mbështetjen e opinionit publik.

Duke u shprehur se dy vendet ruajnë marrëdhënie miqësore dhe gjithëpërfshirëse, Kryetari Ademi shprehu vendosmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e dialogut politik në periudhën e ardhshme. Ai falënderoi Italinë për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar se roli i Italisë si partner relevant i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut është me rëndësi të madhe në procesin e aderimit.

Lidhur me aderimin në BE, kryetari i Komisionit për Politikat e BE-së i parlamentit italian, Xhilio Vigna, shprehu mbështetjen e plotë të vendit të tij për Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Italia mund të ofrojë ndihmë në lidhje me aderimin në BE duke forcuar bashkëpunimin e përgjithshëm. Ai shprehu besimin se gjatë mandatit të tij do të përmirësojë bashkëpunimin parlamentar në të gjitha nivelet. Më tej, Xhilio Vigna informoi se Komisioni për Politikat e BE-së në Shëpinë e Deputetëve aktualisht po shqyrton dhe debaton rezoluta të rëndësishme në lidhje me mbështetjen e Italisë për procesin e zgjerimit të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë për përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushat me interes të ndërsjellë, ndërsa u theksua edhe zhvillimi i mëtejmë i bashkëpunimit në planin politik dhe ekonomik.

Related posts

Ali Ahmeti takoi ambasadorin Çek Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në Tetovë takoi Ambasadorin e Çekisë në Shkup, z. Jaroslav Ludva.  Kryetari Ahmeti dhe…

Ali Ahmeti shkon për ngushëllime në familjen e Haxhi Shalës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sonte ka vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tij, Haxhi Shala, i njohur si…

Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës,…