28 nëntori – Dita e Flamurit/ Kryetari Ahmeti: Asgjë nuk mund të ketë peshë më të madhe se sakrificat e brezave të tërë për flamurin e gjuhën

Asgjë nuk mund të ketë peshë më të madhe se ato çaste, se sakrificat e brezave të tërë për flamurin e gjuhën, se valëvitja e flamurit kombëtar në duart e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kështu ka shkruar kryetari i BDI Ali Ahmeti sot me rastin e Akademisë solemne me rastin e shënimit të 28 nëntorit Ditës së Flamurit.

Postimi i plotë:

Akademia e sotme solemne që na mblodhi për të kujtuar madhështinë e flamurit tonë kombëtar dhe rrugëtimin e tij ndër shekuj, më solli në mendje ato çaste kur në heshtje, pa këngë, duke u parë vetëm sy më sy, me zemrën e shpirtin plot krenari, festohej 28 nëntori në kazamatet e Jugosllavisë nga rinia studentore shqiptare, ligjeratat e Hamzë Jasharit që mblidhte fëmijët e Prekazit për t’ju treguar për këtë festë, sakrificën e Fazli Grajqevcit e Murat Mehmetit për këtë flamur.

Asgjë nuk mund të ketë peshë më të madhe se ato çaste, se sakrificat e brezave të tërë për flamurin e gjuhën, se valëvitja e flamurit kombëtar në duart e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Faleminderit të gjithë për uratat!

Valoftë gjithmonë i lirë flamuri ynë kombëtar!🇦🇱

https://www.facebook.com/photo?fbid=887744392719684&set=pcb.887744782719645
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…