Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim delegacionin e Komisionit për çështje europiane të Parlamentit të Republikës Çeke

Kryetari i Kuvendit z. Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Republikës së Çekisë të kryesuar nga z. Vlladisllav Vilimec, kryetar i Komisionit.

Z. Xhaferi shprehu kënaqësinë e madhe për takimin dhe theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve karakterizohen nga miqësia dhe bashkëpunimi tradicional me dialog të vazhdueshëm politik dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Sa i përket integrimit evropian të vendit, ai theksoi se nga Samiti i Selanikut kanë kaluar më shumë se 20 vjet, por që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai informoi për procesin e integrimit të vendit në BE, përkatësisht për fazën përfundimtare të procesit të skriningut, si dhe për procesin e nisur të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Shpreson se institucionet e Bashkimit Evropian do të ruajnë perspektivën e zgjerimit të BE-së me të gjitha vendet kandidate si proces i besueshëm dhe i dukshëm i bazuar në merita, duke marrë parasysh sfidat aktuale të sigurisë gjeopolitike. Gjithashtu e përshëndeti ndihmën e vazhdueshme të BE-së në mbështetjen e reformave në lidhje me Instrumentin për Ndihmë Paraaderuese (IPA) dhe Planin aktual të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Z. Vilimec theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut miratoi vendime shumë të vështira për ta integruar vendin në familjen euroatlantike dhe evropiane. Ai konsideron se është shumë e rëndësishme që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Theksoi se Republika e Çekisë është mik i madh i vendit dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për integrimin e plotë evropian në të ardhmen.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ka hapësirë ​​për avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dy vendeve dhe shfrytëzimin e të gjitha mundësive potenciale për bashkëpunim.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…