50% mbulesë e shpenzimeve të rrugës/ Grubi: Lehtësojmë barrën e transportit për administratën

Zëvendës kryeministri i parë Grubi, përmes një postimi të fundit ka bërë me dije se në seancën e sotme të Qeverisë janë bërë ndryshime dhe plotësime në Ligjin për nëpunës shtetëror ku do të bëhet mbulimi i 50% të shpenzimeve të rrugës.

Me ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për nëpunës administrativ, të cilat i miratuam në seancën e sotme të Qeverisë, parashihet mbulimi i harxhimeve të rrugës nga vendi i jetesës në punë dhe anasjelltas për administratën shtetërore në vlerë prej 50% të biletës mujore të transportit, nëse vendi i punes është larg 2.5 km nga vendi i jetesës.

Me këtë zgjidhje ligjore synojmë të ndihmojmë nëpunësit administrativ duke lehtësuar barrën e shpenzimeve të transportit dhe duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=901226918033494&set=a.262689908553868
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…