Osmani dhe Shallenberg në intervistë të përbashkët për Euraktiv: “Integrimi gradual është rruga më e mirë drejt anëtarësimit në BE”

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg, në një intervistë të përbashkët për “Euraktiv”, kanë dërguar mesazh të qartë se integrimi gradual i vendeve kandidate për anëtarësim në BE nuk është alternativë e anëtarësimit të tyre të plotë, por është mënyra më e mirë për të mbajtur zgjerimin në rrugën e duhur dhe për të arritur rezultate të shpejta.

I pyetur se sa reale është që viti 2030 të trajtohet si një target datë për zgjerimin e Unionit, Osmani u përgjigj:

“Vendosja e vitit 2030 si datë objektive për anëtarësim mund të ringjallë procesin e anëtarësimit dhe të krijojë konkurrencë pozitive reformash drejt arritjes së objektivit të anëtarësimit të plotë. Është plotësisht e arritshme dhe përmbushja e saj do të varet nga ajo që ne si kandidatë dhe BE do të bëjmë deri atëherë, për sa i përket gatishmërisë dhe përshtatjes tonë institucionale dhe politike. Ne kemi nevojë për një nivel të ri kredibiliteti” tha Osmani, duke shtuar se ajo paraqet interes jashtëzakonisht të rëndësishëm gjeopolitik.

Për të njëjtën çështje, Shallenberg dha mesazh të qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. “Zgjerimi është proces i bazuar në merita, që do të thotë se çdo vend duhet të vendosë se sa shpejt do të ecë përpara në rrugën e integrimit në BE. Nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me agjendën e saj aktuale të reformave, anëtarësimi i saj në BE është i arritshëm” nënvizoi Shallenberg.

Shallenberg pret që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë përpjekjet për të ardhmen europiane dhe, në këtë kontekst, të kenë sukses në miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese, si hap i radhës drejt Unionit.

“Më lejoni t’ju siguroj se Austria e sheh Maqedoninë e Veriut si partner të fuqishëm të ardhshëm në BE dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim me gjithë zemër vendin në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Jo vetëm sepse jemi mik i Ballkanit Perëndimor, por edhe sepse është domosdoshmëri gjeostrategjike”, tha Shallenberg.

Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut ka harmonizim 100% me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (PPJS) të BE-së, si konfirmim i rëndësishëm i pozicionimit tonë gjeostrategjik.

“Do të ishte e rëndësishme përfshirja e zgjerimit në ciklin e ardhshëm buxhetor të BE-së. Pakoja themelore mund të përfshijë të paktën pjesëmarrjen në takimet sektoriale ministrore pa të drejtë vote dhe pjesëmarrje në Tregun e vetëm të BE-së. Ky model mund të varet nga disa parakushte si p.sh. përafrimi i plotë i kandidatëve me PPJS-në e BE-së për marrjen e një vendi në tryezë në Këshillin për Punët e Jashtme” ka përfunduar Osmani.

Related posts

Ali Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Francës, z. Christophe…

BDI: Hyzmeqarët nga Vlen na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e…

BDI: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri pa perspektivë europiane, u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me…