Xhaferi: Uroj që në vitin 2024 të realizojmë zgjedhje të suksesshme dhe të ecim në rrugën drejt BE

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka qytetarët për Vitin e Ri 2024 përmes një video mesazhi. Xhaferi thotë se kur përfundon viti aktual, është e natyrshme të rikthehemi në gjithçka që kaluam.

“Pyetemi nëse kemi punuar mjaftueshëm, nëse kemi kontribuar për një shoqëri më të mirë, nëse kemi kushtuar kohë të mjaftueshme për më të dashurit, nëse kemi bërë së paku një vepër të mirë pa pritur asgjë si shpërblim, nëse me vendosmëri i kemi menaxhuar sfidat dhe ke mi nxjerrë mësim nga to. Nëse përgjigja është afirmative, atëherë viti ka qenë i suksesshëm”.

“Të dashur qytetarë, le të jetë Vitit i Ri 2024 një libër faqet e të cilit do të shënohen me punë të mira, me vepra pozitive, me respekt dhe mirëkuptim ndër njerëz. Le të jetë viti në të cilin do e ndjejmë dhe do e ndajmë ngrohtësinë e solidaritetit, do të besojmë dhe reflektojmë shpresë”.

“Uroj që si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të zbatojmë zgjedhje të suksesshme, të realizojmë rritje të ekonomisë dhe të ecim bashkë rrugën e Bashkimit Evropian”.

Në vigjilje të Vitit të Ri 2024, Ju uroj shëndet të mirë dhe përparim, për Ju dhe për më të dashurit tuaj, kohë cilësore të kaluar me familjet tuaja. Paqe, qetësi dhe mirëqenie në shtëpitë Tuaja dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Le të jetë gëzuar dhe me bereqet”, tha Xhaferi në urimin e fundvitit.

Related posts

Ali Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Francës, z. Christophe…

BDI: Hyzmeqarët nga Vlen na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e…

BDI: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri pa perspektivë europiane, u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me…