Ahmeti priti në takim ministrin Hasani: Europa është alternativa e vetme për rajonin 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, z. Artan Grubi kanë pritur në takim ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Igli Hasani.

Në takim është diskutuar rreth skenës aktuale politike, proceset në të cilat gjenden dy vendet, rruga e integrimit europian si dhe zhvillimet në rajon.

Janë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale dhe multilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, që të shërbejnë si model pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për hapa konkretë për të forcuar bashkëpunimin në projekte të rëndësishme si Korridori 8, heqjen e kufinjëve, lidhjen hekurudhore, derisa angazhimi ndaj këtyre iniciativave në dobi të vendeve dhe qytetarëve të mbetet prioritet kryesor.

Zoti Ahmeti elaboroi në hollësi mbi iniciativën për frontin europian dhe risqet nga ndikimet në rritje nga Rusia në vend dhe rajon.

Ahmeti dhe Hasani u dakorduan që Bashkimi Europian është alternativa e vetme e rajonit tonë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…